Trump e përfshin ndaljen e “konfliktit” Kosovë-Serbi në listën e të arriturave si president

Trump e përfshin ndaljen e “konfliktit” Kosovë-Serbi në listën e të arriturave si president

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, po mban konferencë për media në njëvjetorin e inaugurimit si presidenti i 47’të i ShBA-së.

Para gazetarëve, Trump është paraqitur me një libër me të arriturat përgjatë kësaj kohe, ku e ka përfshirë edhe ndaljen e “konfliktit” mes Kosovës dhe Serbisë dhe shtatë luftërave tjera.

Trump e renditi “konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë” si të dytin, teksa përmendi luftërat që ka ndalur. “Këto ishin luftëra të pafundme”, tha Trump.

Ai tha sërish se e meriton Nobelin për Paqe për tetë luftërat që ka ndalur. Konfiktin e mundshëm mes Kosovës dhe Serbisë, Trump kishte thënë se e kishte ndalur me paralajmërimin ndaj dy vendeve që nëse shkonin drejt asaj rruge, nuk do të mund të bënin tregti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas kthimit nga vizita në ShBA, Presidentja Vjosa Osmani kishte deklaruar se në fund të muajit maj të vitit 2025 ka marrë informacione të reja lidhur me planet e Serbisë për përshkallëzim.

“Me konkretisht në fund të muajit maj kemi marrë informacione të reja specifike lidhur me veprimet e Serbisë në kufi me Kosovën. Menjëherë kam pas takime me institucionet e sigurisë që më raportojnë si president. Menjëherë kam ndarë këto informata me aleatët tanë të sigurisë duke kërkuar mbështetjen e tyre për ta ndalur përshkallëzimin e planifikuar nga ana e Serbisë”, ka deklaruar Osmani.

Related Articles