Ish-presidenti amerikan, Donald Trump kërkoi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që t’u kërkojnë talebanëve që t’u kthejnë të gjitha armatimet dhe pajisjes që vlejnë miliarda dollarë.
Nëse kjo kërkesë nuk pranohet, sipas Trump, Amerika duhet të pushtojë dhe të bombardojë edhe një herë Afganistanin.
“Kurrë në histori nuk është menaxhuar kaq keq një tërheqje. Të gjitha pajisjet duhet të kërkohen mbrapsht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëse nuk na kthehen, duhet t’i marrim vetë me forcë, ose të paktën t’i bombardojmë”, tha Trump, raporton A2news.
Ditët e fundit, talebanët janë parë nëpër video duke fluturuar mbi Kabul me helikopterët dhe avionët ushtarakë amerikanë, si dhe duke mësuar armët e rënda të ushtrisë amerikane që janë lënë pas nga trupat e evakuuar nga Afganistani.
Në fillim të muajit, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, pranoi se një pjesë e madhe e pajisjeve ushtarake të Amerikës është tashmë në duart e talebanëve”.