Trump thotë se kishte kërcënuar Serbinë me ndalje të tregtisë me SHBA-në pas rrezikut për luftë me Kosovën

Trump thotë se kishte kërcënuar Serbinë me ndalje të tregtisë me SHBA-në pas rrezikut për luftë me Kosovën

Gjatë një konference për shtyp këtë të premte, Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Serbia dhe Kosova ishin gati të përplaseshin në një luftë të madhe.

Trump deklaroi se ndërhyri duke u thënë se, nëse e bënin këtë, nuk do të kishin më tregti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kemi bërë shumë punë. Nuk e di nëse ka ndonjë president që ka punuar më shumë se unë. Serbia, Kosova, do të shkonin drejt saj, do të ishte një luftë e madhe. Unë thash që nëse ndodh kjo, ju nuk do të bëni tregti me SHBA-në. Dhe ata thanë që, shiko, ndoshta nuk do të shkojmë drejt asaj. Kjo ndodhi edhe me Indinë dhe Pakistanin”, ka thënë Trump.

Trump, tashmë përmend Serbinë dhe Kosovën pothuajse në secilën konferencë për media, sa herë që flet për vendimet e tij që lidhen me politikën e jashtme amerikane dhe konfliktet nëpër botë.

Related Articles