Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar të martën se lufta në Ukrainë është shumë afër përfundimit dhe se ai beson në arritjen e një zgjidhjeje mes Rusisë dhe Ukrainës.
“Fundi i luftës në Ukrainë, mendoj vërtet se po afrohet shumë”, u ka thënë Trumpi gazetarëve teksa po largohej nga Shtëpia e Bardhë për një udhëtim në Kinë.
Komentet e Trumpit vijnë vetëm pak ditë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi të shtunën se lufta në Ukrainë është afër fundit.
Ndërkohë, Kremlini e ka përsëritur të martën qëndrimin e Putinit, pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kishte deklaruar se Rusia nuk ka ndërmend ta përfundojë luftën.
