Trumpi thotë se do ta shkarkojë prokurorin që ngriti aktakuzë ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Trumpi thotë se do ta shkarkojë prokurorin që ngriti aktakuzë ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Kandidati republikan për President të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është zotuar se do ta shkarkojë “për dy sekonda” prokurorin Jack Smith, posa ai të hyjë në Zyrën Ovale, nëse i fiton zgjedhjet.

Trumpi i bëri këto komente pasi Smith është ai që ka ngritu dy aktakuza ndaj ish-presidentit, ku përfshihen “tentitmi për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020 dhe keqpërdorimin e dokumenteve të klasifikuara”.

“Është kaq e lehtë. Do ta pushoja brenda dy sekondave”, u përgjigj Trump.

Prokurori Smith ka pasur punë edhe me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ngriti aktakuzat ndaj ish-presidentit Hashim Thaçiq e ish-kryeparlamentarëve Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Trump e quajti Smithin një “person të shtrembër”.

Nëse zgjidhet president, Trump mund të urdhërojë Departamentin e Drejtësisë ta largojë Smithin.

Related Articles