U cilësua si vdekje e dyshimtë nga policia vdekja e një personi që kishte ndërruar jetë në rrugë mesditën e së dielës në Prishtinë.
Sipas Policisë së Kosovës viktima në çastin kritik ishte duke ecur rrugës dhe ishte rrëzuar papritur.
Me të dalë në vendin e ngjarjes mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.
Policia në raportin 24 ka dhënë detaje duke thënë se, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në rrugë është rrëzuar. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, bënë të ditur policia. /Gazeta Enigma/.