U godit nga rryma, ky është personi që humbi jetën në Prizren

U godit nga rryma, ky është personi që humbi jetën në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, ku një person ka humbur jetën pas kontaktit me rrymë.

Sinjali mëson se personi që humbi jetën është Rasim Shala, rreth 65-vjeçar.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendim e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Related Articles