U kërkua hapja e arkivave, Hoti: Kemi ftuar Lajçak për qasje të plotë me qëllim që të heqim çdo dyshim

U kërkua hapja e arkivave, Hoti: Kemi ftuar Lajçak për qasje të plotë me qëllim që të heqim çdo dyshim

Kreu i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit dhe drejtues i delegacionit të Kosovës për bisedime për të pagjeturit, Andin Hoti, ka njoftuar se cilat nga temat janë diskutuar në takimin që është mbajtur në Bruksel më 7 dhe 8 shtator, raporton Gazeta Enigma.

Hoti ka shpjeguar edhe temën e arkivave, temë kjo të cilën e ka diskutuar edhe zëvendëkryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ku ky i fundit ka kërkuar hapjen e tyre.

“Lidhur me arkivat, pas dakordimit të palës serbe, kemi ofruar bashkëpunim të plotë dhe e kemi ftuar z. Lajçak për qasje të plotë në arkivat shtetërore të Kosovës, me qëllim që të heqim çfarëdo dyshimi që mund të kenë sa i përket ‘shpikjes së tyre për arkivat e UÇK-së”.

“Arkivat e Kosovës kanë qenë dhe janë të hapura, prandaj marrëveshja është në interesin tonë sepse vetëm na mundëson çasje në arkivat ushtarake të Serbisë, e që është barriera kryesore për zbardhjen e fatit të më të dashurve tanë”, ka shkruar Hoti.

Ndërsa, ai ka theksuar se njëra ndër temat më të rëndësishme e cila u diskutua në Bruksel, ishte ajo e personave të pagjetur nga lufta në Kosovë.

Ndër të tjera, Hoti ka treguar se njoftimi i tij ishte për të shuar të gjitha keqkuptimet dhe për t’i informuar familjarët e personave të zhdukur me forcë lidhur me diskutimet dhe kërkesat e tyre në Bruksel.

Related Articles