U pensionua nga futbolli, Shabani: Malmo ishte interesuar për mua, mosha më prishi punë

U pensionua nga futbolli, Shabani: Malmo ishte interesuar për mua, mosha më prishi punë

Xhevdet Shabani ka zbuluar se skuadra e Malmos ishte interesuar për të pas ndeshjes që ai kishte luajtur ndaj tyre me ekipin e Dritës në kualifikime për gara evropiane.



Shabani është pensionuar nga futbolli si dy herë fitues i Superligës së Kosovës me Dritën, fitues i Superkupës së Kosovës dhe golashënuesi më i mirë në garat ndërkombëtare. Ai ka vendosur të vazhdojë jetën jashtë shtetit.

Ai zbuloi se kishte kontakte me Malmon, por mosha i prishi punë.

“Pas ndeshjes me Malmon, presidenti ynë ka kontaktuar me drejtuesit e tyre. Ka pasur interesim nga Malmo, por mosha ka prish punë”, tha Shabani për Sports Show.

Related Articles