Zhdukjet e fëmijëve janë shqetësuese për prindërit, të cilët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur duke mos e ditur se çfarë ka ndodhur me ta.
Kështu veproi edhe një familje nga fshati Gadime e Ulët e Lipjanit, të cilët raportuan se vajza e tyre e mitur kishte dalë nga shtëpia të martën dhe nuk ishte kthyer më.
Babai i vajzës ka bërë të ditur se kanë provuar që të kontaktojnë me vajzën përmes telefonit, por e njëjta nuk është përgjigjur dhe si rrjedhojë nuk kanë ditur gjë për vendndodhjen dhe gjendjen e saj.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se e mitura është gjetur shëndosh e mirë në qytetin e Gjakovës.
Ajo bashkë me personin me të cilin po qëndronte, janë paraqitur në stacion policor ku më pas janë njoftuar edhe prindërit se dy të miturit janë gjetur.
Hetuesit policorë kanë intervistuar të miturit në prezencën e prindërve të tyre dhe më pas i kanë liruar ata që të kthehen në shtëpitë e tyre.