Sot mediat kosovare publikuan një vendim që supozohet se është i bordit të RTK-së, ku theksohet se Milaim Zeka është suspenduar nga puna e tij në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), shkruan Gazeta “Enigma”.
Ndonëse në vendimin e publikuar nuk qëndron vula e bordit, Gazeta “Enigma”, ka kontaktuar me Milaim Zekën, i cili ka mohuar se një gjë e tillë ka ndodhur.
“Jo s’jam i njoftum me këtë vendim”, tha Zeka.
Kurse i pyetur nëse ka hasur në indikacione së fundmi se një gjë e tillë mund të ndodhë, ai mohoi kategorikisht një gjë të tillë. Madje tha se sapo është dakorduar me bordin menaxhues të RTK-së, për ndërrim të pozitës, por assesi suspendim nga puna.
“Jo absolut jo, kam takuar para një javë ushtruesin e detyrës së drejtorit, Shkumbin Ahmetxhekaj, biseda ka qenë me bë transfer në Radio Kosova, me kalu tek programi i mëngjesit në radio, edhe për këtë është darkodurar edhe drejtori i radios, Ernest Luma, dhe kjo është ajo që mund të them”, tha Zeka.
“Kurse për suspendimin prej juve po dëgjoj”, shtoi ai.
“S’kam kurrfarë komenti, kjo është fushatë mediatike, e këtyre karkalecave të ardhur”, përfundoi ai./Gazeta Enigma.