Një grua në Mitrovicë është arrestuar të hënën nën dyshimin se ka kryer veprën e mashtrimit.
Sipas raportit policor, ajo dyshohet se u ka premtuar pesë grave se do t’ua rregullonte vizën e punës për në shtetin e Suedisë. Për ta kryer këtë punë kishte marrë 7500 euro, thuhet në raport.
Gratë që ia kishin dhënë paratë janë ankuar për mashtrim.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Gazeta “Enigma”/