UEFA hap procedura disiplinore kundër Real Madridit, Barcelonës dhe Juventusit

UEFA hap procedura disiplinore kundër Real Madridit, Barcelonës dhe Juventusit

UEFA ka vendosur që të marrë masa disiplinore kundër Real Madridit, Barcelonës dhe Juventusit, për projektin e tyre të dështuar të Super Ligës.

Dyshja e El Clasicos dhe Juventusi janë tri klubet e vetme që nuk e kanë distancuar vetveten nga ky propozim për largim nga liga, pasi që secili nga nëntë anëtarët e tjerë themelues të saj tashmë janë larguar nga ajo dhe janë përkushtuar për të marrë pjesë në gara të UEFA-së.

Në një deklaratë të UEFA-së të lëshuar të martën është konfirmuar se ata janë duke marrë masa kundër të tri klubeve.

“Pas një hetimi të bërë nga inspektorët për Etikë dhe Disiplinë me UEFA në lidhje me të ashtuquajturin “projekt i Super Ligës’, kanë filluar procedurat disiplinore kundër Real Madridit, FC Barcelonës dhe Juventusit për shkak se ata kanë shkelur kornizën ligjore të UEFA-së”, thuhet në këtë deklaratë.

Related Articles