Ukraina e konfirmon se raundi tjetër i bisedimeve me Rusinë do të mbahet të hënën.
Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podoliak, e ka konfirmuar të dielën se bisedimet me Rusinë do të zhvillohen të hënën përmes komunikimit me video.
“Përsëri. Negociatat shkojnë pa ndërprerje në formatin e videokonferencave. Grupet e punës funksionojnë vazhdimisht”.
“Një numër i madh i çështjeve kërkojnë vëmendje të vazhdueshme. Të hënën më 14 mars do të mbahet seanca negociuese për të përmbledhur rezultatet paraprake…”,ka shkruar Podoliak në Tëitter, shkruan CNN, transmeton Gazeta Enigma.
Again. Negotiations go non-stop in the format of video conferences. Working groups are constantly functioning. A large number of issues require constant attention. On Monday, March 14, a negotiating session will be held to sum up the preliminary results…— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) March 13, 2022