Ministria e mbrojtjes e Ukrainës ka postuar në Twitter imazhet tronditëse e një ushtari, i cili ishte kapur rob nga forcat ruse.
Mykhailo Dianov, duket në foto përpara se të kapej nga Rusia dhe pas lirimit të tij nga robëria.
Ai është dukshëm më i dobët në imazhin e fundit.
“Ushtari ukrainas Mykhailo Dianov është ndër ata me fat në krahasim me disa nga shokët e tij të burgosur të luftës”, tha ministria në Twitter.