Ukraina publikon shifrat e reja për ushtarët e vrarë rusë

Ukraina publikon shifrat e reja për ushtarët e vrarë rusë

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka bërë një tjetër bilanc të luftimeve në vend dhe ka arritur në rezultatin se 16600 rusë janë vrarë që nga nisja e pushtimit me 24 shkurt.

Lajmi u publikua dhe nga mediat vendase, të cilat gjithashtu citojnë dhe palën ruse që mohon këto shifra të mëdha fatalitetesh, duke thënë se ushtarët e vrarë gjatë “operacionit special” në Ukrainë janë vetëm 1351.

Gjatë ditës së fundit, Ministria ukrainase e Mbrojtjes deklaroi se ushtria ruse ka përdorur bomba thërrmuese në zonën rezidenciale të Krasnohorivka, ndërkohë që një depozitë armësh pranë Kievit u bombardua nga Deti i Zi.

Rusia nga ana e saj njofton se gjatë 24 orëve të fundit, sistemi kundërajror ka asgjësuar 18 dronë ukrainas në Nova Basan, Pisky, Boryspil, Snovsk, Vyshneve, Koryukivka dhe Petrivskyi. / Gazeta Enigma.

Related Articles