As pas bisedimeve Rusia nuk ndalet, vazhdojnë sulmet e rënda

As pas bisedimeve Rusia nuk ndalet, vazhdojnë sulmet e rënda

Guvernatori i Çernihivit tha të mërkurën se nuk ka parë zvogëlim të sulmeve ruse pavarësisht premtimit të Moskës se do të bëjë një gjë të tillë në këtë qytet në veri të Ukrainës.

“Ai i besojmë këtij premtimi? Natyrisht se jo”, tha guvernatori, Viacheslav Chaus, përmes një postimi në Telegram.

“’Zvogëlimi i aktivitetit’ ushtarak në rajonin Çernihiv u demonstrua nga armiku duke kryer sulme në qytetin Nizhin, përfshirë sulmet ajrore, dhe gjatë natës ata kanë goditur edhe qytetin e Çernihivit”, tha ai.

Rajoni i Donetskut është ende nën granatime të rënda, veçanërisht zonat përgjatë vijës që ndan territorin ukrainas dhe vendet e mbajtura nga separatistët e mbështetur nga Rusia, shkruan Sky News.

Kryebashkiaku i kësaj pjese, Pavlo Kyrylenko ka thënë në një fjalim televiziv se forcat ruse po i përqendrojnë përpjekjet e tyre në rajon.

Kjo vjen pasi trupat ruse në Kiev thuhet se po tërhiqen, pasi Kremlini po përpiqet të zhvendosë fokusin e tij të konfliktit në çlirimin e zonave të kontrolluara nga separatistët si Donetsku dhe Luhansku.

Këto janë zonat që Vladimir Putini i njohu si të pavarura vetëm disa ditë para se të jepte sinjalin për pushtim. / Gazeta Enigma.

Related Articles