Një kolone me ushtarë çeçenë, si ata që patën shkuar në Ukrainë, mund të niset së shpejti edhe drejt Polonisë.
Këtë veprim e paralajmëroi udhëheqësi i tyre, Ramzan Kadyrov, i cili, në një video adresim tha se ky shtet e ka radhën, pas Ukrainës.
“Ukraina është një punë e përfunduar, unë jam i interesuar për Poloninë. Çfarë po përpiqet të bëjë Polonia? Nëse jepet një urdhër pas Ukrainës, ne do të nisemi atje”, deklaroi Kadyrov.
Sipas Kadyrov, shumë shpejt do të jetë e përfunduar edhe puna e presidentit ukrainas Volodymir Zelensky.
“Ukraina së shpejti do të jetë e jona, dhe zotit Zelenskyy ose do t’i mbarojë kokaina, ose më në fund do të vijë në vete dhe do të pranojë kushtet e ofruara nga presidenti ynë Putin”.
Pos çeçenëve, ndihmë Rusisë në luftën ndaj Ukrainës po i ofron edhe Bjellorusia. Kjo, nisi ushtarë të saj kah kufiri i shtetit të Zelenskit, me siç u tha, një qëllim të qartë.
“Tani jemi të detyruar t’i dërgojmë trupat taktike të batalionit në mbrojtjen e kufirit tonë jugor”, tha presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko.
Autoritetet ukrainase kanë kritikuar Bjellorusinë për mbështetjen që po i jep Rusisë.