Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 6 raste të vdekjes, dhe 48 raste pozitive, raporton Gazeta “Enigma”.
Po ashtu në njoftim thuhet se janë dhënë 9.146 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.176.154 doza të vaksinës.
Deri më sot 441.622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Sot janë shëruar 903 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 147.347.
Në total numri i rasteve aktive është 8.903.