UNDP: Rritet kënaqshmëria e qytetarëve me punën e ekzekutivit

UNDP: Rritet kënaqshmëria e qytetarëve me punën e ekzekutivit

Kënaqshmëria e qytetarëve me punnën e Kabinetit Ekzekutiv; Kryeministrit, Kuvendit, Kryetarit të Kuvendit dhe Presidentes, është rritur për 7.7 përqind në krahasim me nënotorin  e viti të kaluar, sipas një ankete nga UNDP, transmeton Gazeta Enigma.

Të dhënat e anketës së muajit maj të vitit 2024 tregojnë se mesatarisht 50.1% e qytetarëve janë të kënaqur me punën e institucioneve kryesore qendrore të Kosovës, ndërkohë që në nëntor të vitit të kaluar përqindja ishte 42.4.

Kënaqshmëria me punën e Kabinetit Ekzekutiv është evidentuar në shkallë prej 53.3%, duke shënuar një rritje prej 11.5 pikë të përqindjes, krahasuar me 41.8% në nëntor të vitit 2023.

Kënaqshmëria me punën e Kryeministrit është evidentuar në shkallë prej 58.3%, duke shënuar një rritje prej 9.4 pikë të përqindjes krahasuar me nëntorin e vitit të vitit 2023 (48.9%).

Kënaqshmëria me punën e Kuvendit (52.1%) e ka shënuar rritjen më të lartë të shkallës së kënaqshmërisë (rritje prej 13.4 pikë të përqindjes) krahasuar me 38.7% në nëntor të vitit 2023.

Kënaqshmëria me punën e Kryetarit të Kuvendit ka shënuar rritje prej 12.2 pikë të përqindjes, ku 64.4% e qytetarëve kanë deklaruar se janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Kuvendit në maj të vitit 2024, krahasuar me 52.2% në nëntor të vitit 2023. 

Kënaqshmëria me Presidenten e ka treguar nivelin më të lartë të kënaqshmërisë me institucionet kryesore qendrore të Kosovës, ku 69% kanë qenë të kënaqur me punën e Presidentes në maj të vitit 2024, krahasuar me 56.2% në nëntor të vitit 2023.

Të dhënat e anketës së majit të vitit 2024 gjithashtu tregojnë një rritje të kënaqshmërisë me drejtimin ekonomik aktual (27.5% krahasuar me 20.2% në nëntor të vitit 2023), si dhe me drejtimin politik (36.3% krahasuar me 23.9% në nëntor të vitit 2023). /Gazeta Enigma

Related Articles