Sot, Universiteti i Prishtinës ka shënuar Javën e Krenarisë, duke ngritur flamurin LGBTQI+ në , mjediset e rektoratit të universitetit, njofton Gazeta Enigma.
“Ky aktivitet përfaqëson përkushtimin e palëkundur institucional ndaj gjithëpërfshirjes, diversitetit dhe drejtësisë sociale, vlera këto që përfaqësojnë idealin e institucionit dhe të ardhmes që synohet të modelohet. UP-ja mbetet e përkushtuar për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të barabartë, shoqëri që sfidon paragjykimet dhe promovon një mjedis, ku çdo zë dëgjohet dhe çdo këndvështrim vlerësohet”, thuhet në një postim të universitetit.
“Për komunitetin LGBTQI+: Urime muaji i krenarisë! Së bashku ne punojmë drejt një të ardhmeje, ku të gjithë mund ta jetojnë të vërtetën e tyre hapur dhe me krenari”, ka shtuar UP-ja në postim. /Gazeta Enigma