Në mes të raportimeve për dyshime mbi keqpërdorim fondesh në një tender të negociuar prej rreth 3 milionë eurosh për ndërtimin e urave mbi lumin Ibër, Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka reaguar në Facebook.
Ai ka shpërndarë pamje nga vendi i punimeve, duke theksuar se pavarësisht zërave projekti po ecën përpara.
“Fjalët nuk ndalen asnjëherë, ama, urat mbi Ibër po bëhen”, ka shkruar Durmishi.