KFOR-i ka njoftuar se ushtarët italianë të caktuar në Batalionin Kinetik të Komandës Rajonale Perëndim të misionit të KFOR-it udhëhequr nga NATO kanë patrulluar përgjatë kufirit, raporton Gazeta “Enigma”.
Në njoftimin e Misionit të NATO-s, ushtarët italianë të caktuar në Batalionin Kinetic të Komandës Rajonale Perëndimore të misionit KFOR-it të udhëhequr nga NATO rregullisht kryejnë patrullime përgjatë vijës kufitare.
“Këto patrullime janë pjesë e aktiviteteve të përditshme të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë, si dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për të mbështetur stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma/