Ushtarët ukrainas kishin ndihmuar shqiptarët e Shtërpcës më 1999 (VIDEO)

Ushtarët ukrainas kishin ndihmuar shqiptarët e Shtërpcës më 1999 (VIDEO)

Ushtarët amerikanë, ata rus dhe ukrainas jetuan së bashku në një hotel në Shtërpcë.

Ky objekt ishte ndër më të sigurtit në Kosovë pas luftës.

Këtu po qëndronin trupat e tre ushtrive më të diskutuara në vitin 2022, ushtarë Amerikan, Rus e Ukrainas qëndruan edhe së bashku këtu për një periudhë.

Por ky vend në Shtërpcë  tash ka mbetur edhe pa pronar pasi që sipas banorëve ai gjendet në Serbi.

Kurse tash ne Shtërpcë ende ka ushtar të  KFOR-it.

Aty qëndron baza e kësaj fuqie ushtarake paqeruajtëse, e në të cilën momentalisht ka vetëm trupa polake.

Por Agron Rashiti kujton kohën menjëherë pas luftës.

Ai thotë se ishin pikërisht ushtarët ukrainas dhe ata amerikanë që ua mundësuan ti rikthenin shtëpitë e marra nga serbët.

VIDEO

Ai thotë se ushtarë rus nuk ka më në këtë zone qe shumë vite.

E në fshatrat e Shtërpcës ka ende serbe të cilët jetojnë se bashku me shqiptar.

Edhe kohën e lirë e kalojnë se bashku.

Por ata refuzojnë të deklarohen kur pyeten për zhvillimet në Ukrainë.

Për dallim nga ta ky serb thotë se lufta duhet të përfundojë menjëherë.

Kurse ne këtë zonë tash janë edhe 40 ushtarë Ukrainas që patrullojnë kohë pas kohe.

Related Articles