Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar që ushtria e Kosovës do t’i bëjë ushtrimet Defender Europe 23, të cilat do të jenë një tjetër test për kapacitetet ushtarake të Kosovës.
“Tani që jemi në prag të ushtrimit ‘Defender Europe 23’, përgatitjet janë duke vazhduar me intensitet të shtuar”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
“Ky ushtrim do të jetë një test i radhës për ushtrinë e Kosovës, në të cilin do të përgatiten kapacitetet tona luftarake”.
Ai edhe njëherë e theksoi synimin e Kosovës për t’u bërë pjesë e NATO-s.
“Përgëzoj shtabin, partnerët tanë dhe të gjithë ata që janë duke u angazhuar maksimalisht që ky ushtrim të jetë në nivelin më të lartë organizativ. Ushtria e Kosovës do të jetë pjesë e NATO-se dhe në bazë të standardeve të saj është duke u forcuar çdo ditë”.
“Kosova në NATO është gjithashtu një nga amanetet e dëshmorëve tanë”.