Ushtria në veri, Hajdar Beqa publikon letrën e Hashim Thaçit drejtuar NATO-s më 2013

Ushtria në veri, Hajdar Beqa publikon letrën e Hashim Thaçit drejtuar NATO-s më 2013

Deputeti Hajdar Beqa ka thënë se qeveria aktuale po e quan “vendim” letrën e Hashim Thaçit drejtuar NATO-s më 2013, ku në të përcaktohej roli i ushtrisë së Kosovës, në veri të vendit, shkruan Enigma.

Përmes një postimi në Facebook, Beqa thotë se është e nevojshme që të lexohet dhe interpretohet drejt ajo letër.

“Po e publikoj letrën në tërësi, ku fjalë për fjalë thuhet: “Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, unë ju ofroj garanci se Forca e Sigurisë së Kosovës do të ketë mundësi të ndërmarrë misione në veri të Kosovës vetëm në bashkëveprim me KFOR-in”.

Lexoni mirë, ka të bëjë me bashkëveprim e me asnjë ndalim!

Boll ma me spekulime, etiketime e mashtrime, ju ka ardhë fundi!” u shpreh Beqa.

Ky është postimi i plotë i tij:

“Kryeministri Albin Kurti dhe të gjithë pushtetarët, për t’i mbuluar dështimet e veta , e sidomos dështimet për t’i parandaluar sulmet terroriste në Veri, po e përfolin dhe përdorin “Letrën e Kryeministrit Hashim Thaçi drejtuar NATO-s në  vitin 2013” e që qëllimshëm po e quajnë vendim.

Së paku, t’a lexojnë e interpretojnë drejtë se çka thuhet në atë letër për misionin e FSK-së në Veri, edhe pse FSK atë botë nuk e kishte misionin që e ka sot.

Po e publikoj letrën në tërësi, ku fjalë për fjalë thuhet: “Në emer tê Qeverisë së Republikës së Kosovës, unë ju ofroj garanci se Forca e Sigurisë së Kosovës do të ketë mundësi të ndërmarrë misione në veri të Kosovës vetëm në bashkëveprim me KFOR-in”.

Lexoni mirë, ka të bëjë me bashkëveprim e me asnjë ndalim!

Boll ma me spekulime, etiketime e mashtrime, ju ka ardhë fundi”

Related Articles