Lartësia 8091m suksesi i radhës i Uta Ibrahimi e cila ka përfunduar ekspeditën e ngjitjes në majën Annapurna, e cila është ndër majat më të rrezikshme për ngjitje në Himalaje, Nepal.
Alpinistja kosovare e përfundoi më sukses ekspeditën e saj sfiduese në Himalaje.
Ekspedita e saj ishte disaditore dhe përkundër vështirësive gjatë ngjitjes, ajo nuk u dorëzua.
Me këto suksese Uta bëhet alpinistja e parë shqiptare që ngjitet në Annapurna.
Alpinistja synon të ngjitë 14 majat e Himalajave me lartësi mbi 8000m.
Kjo ishte maja e gjashtë që Uta e ka ngjitur në kuadër të nismës së saj.