Vajza që tentoi vetëvrasjen në Malishevë dyshohet se u keqpërdor seksualisht, arrestohet një i mitur

Vajza që tentoi vetëvrasjen në Malishevë dyshohet se u keqpërdor seksualisht, arrestohet një i mitur

Depresioni është njëri ndër shkaktarët që shumë herë ka çuar drejt vetëvrasjes e tentimit për ta kryer këtë akt.

Një rast i tillë dhe mjaft i rëndë kishte ndodhur në një familje në Malishevë dhe tashmë është zbuluar se vajza që tentoi t’i japë fund jetës dyshohet se ishte keqpërdorur seksualisht.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 14-vjeçare, e cilla më 31 maj kishte tentuar t’i jap fund jetës duke u varur në litar në shtëpinë e saj.

Vajza ishte dërguar në QKUK me lëndime të rënda, por fatmirësisht gjendja e saj është stabilizuar.

Gjatë hetimit të rastit, Sinjali mëson se janë ngritur dyshimet se viktima është keqpërdorur nga personi me të cilin ka pasur lidhje dashurie.

Në bazë të informacioneve të para, i dyshuari ka kryer edhe marrëdhënie seksuale me të, për çka kanë dëshmuar disa persona.

Posa është identifikuar i dyshuari, po ashtu i mitur, i cili është arrestuar nga Policia dhe më pas është shoqëruar në stacion policor. Gjatë deklaratës së dhënë para hetuesve, Sinjali mëson se i dyshuari e ka mohuar të ketë pasur raport intim me vajzën.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit dhe inicimin e rastit ndaj tij si “Sulm seksual”.

Related Articles