Vaksinohen mbi 122 mijë persona kundër COVID-19

Vaksinohen mbi 122 mijë persona kundër COVID-19

Në sallën “1 Tetori”, ka vazhduar edhe gjatë së enjtes vaksinimi masiv i popullatës, raporton Gazeta “Enigma”.

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit, Niman Bardhi gjatë konferencës për medie njoftoi se vetëm sot në këtë qendër janë vaksinuar mbi 360 persona.

Ai ka sqaruar se në nivel vendi janë vaksinuar mbi 122 mijë persona.

“Procesi  i vaksinimit këtu por edhe në nivel vendi është duke shkuar në rregull. Deri në këto momente kemi mbi 350 të vaksinuar. E nëse flasim në nivel vendi për ditën e sotme e  kemi mbi 3 650 vaksina të cilat janë dhënë për qytetarët, ndërsa në total kemi mbi 122 mijë vaksina”, tha Bardhi.

Ai tutje tha se janë duke u aplikuar të dyja vaksinat paralelisht, për dozën e parë vetëm Pfizer ndërsa doza e dytë Pfizer dhe AstraZeneca dhe se edhe pse ka nisur vaksinimi masiv vaksina ka mjaftueshëm.

Related Articles