Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, përshëndeti marrëveshjen për lirinë e lëvizjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se shpreson që ajo të shënojë një epokë të re të përparimit të vërtetë në dialog.
Varheli përmes një postimi në Twitter, ka theksuar se dialogu duhet të bazohet në marrëveshjet e ndërsjella dhe zbatimin e tyre.
“Unë e mirëpres marrëveshjen për lëvizjen e lirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe sinqerisht shpresoj që kjo të shënojë një epokë të re të përparimit real në dialog, bazuar në marrëveshjet dhe zbatimin e ndërsjellë”, tha ai.