Vazhdohet edhe për 2 vite aplikimi për njohjen e statusit për personat që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës

Vazhdohet edhe për 2 vite aplikimi për njohjen e statusit për personat që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është marrë vendim që të vazhdohet edhe për dy vite, konkretisht deri më datën 15 maj 2025, statusi për njohjen e personave që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës, raporton Gazeta Enigma.

Këtë pikë e prezantoi ministri i Financave Hekuran Murati.

“Gjithë personat që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës kanë pasur mundësinë që të parashtrojnë kërkesë për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës deri më datën 5 shkurt të këtij viti dhe me njohjen e statusit mundësohet edhe e drejta në mbështetje dhe benificione të tjera të përcaktuara në këtë ligj. Duke konsideruar ndjeshmërinë në trajtimin e rasteve të dhunës, faktorët shoqërorë që mund të ndikojnë në raste të tilla që të lajmërohen në organet kompetente e poashtu marrë parasysh edhe faktin e vështirësisë së krijuar gjatë pandemisë ku është pamundësuar lëvizja e lirë, e kemi vlerësuar që është e domosdoshme që ky afat të shtyhet edhe për dy vite të tjera.Pra aplikimi për njohjen e statusit për personat që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës të vazhdohet edhe për 2 vite tjera, deri më 15 maj 2015”, tha Murati.

Kjo pikë është miratuar nga Qeveria e Kosovës./Gazeta Enigma/

Related Articles