Vazhdojnë shifrat e ulëta të rasteve me COVID-19 në Kosovë

Vazhdojnë shifrat e ulëta të rasteve me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Gjatë kësaj periudhe janë dhënë 2.006 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.661.024 doza të vaksinës.

Deri më sot 779.012 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Gazeta Enigma.

Related Articles