Dyshohet për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia në vendin e ngjarjes

Dyshohet për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia në vendin e ngjarjes

U.D., i Drejtorit të Stacionit të Autobusëve, Arianit Grezda, ka konfirmuar se aktualisht nuk ka asnjë person brenda Stacionit të Autobusëve në Prishtinë. Sipas raportimeve të para dyshohet për bombë.

“Jemi largu nga vendi i ngjarjes, çdo njeri e kanë largu”, tha Grezda për Gazetën “Enigma”, derisa ka theksuar se nuk dinë asgjë se ku mund të ndodhet bomba.

Ndërsa, edhe Policia e Kosovës, e kanë konfirmuar për Gazetën rastin. Ata thonë se kanë pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendour mjete shpërthyese.

“Rreth orës 14:00, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, thuhet në përgjigjen e Policisë për “Enimgën”.

Related Articles