Gjykata Kushtetuese e Kosovës, kishte marrë vendim në lidhje me çështjen e pagesës së rrymës për serbët në veri, raporton GazetaEnigma.
Ky vendim erdhi si shkak i propozimit nga 13 deputet të Kuvendit të Kosovës.
Kushtetuesja kishte sqaruar se një vendim i tillë nuk përbën shkelje të aktit më të lartë juridik të shtetit të Kosovës.
Reagimet negative nga populli i Kosovës, lidhur lidhur me këtë vendim kanë qenë të vazhdueshme.
Në një përgjigje nga Kosovë Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu (KOSTT), janë bërë të ditura disa detaje nga pagesa e rrymës në veri të Kosovës.
Nga viti 2017 muaji prill, përgjegjësit për të mbuluar nga furnizimi me energji elektrike në pjesën veriore të Kosovës, nga kompania KESCO i kaluan KOSTT-it.
Në mungesë të pagesës së energjisë elektrike së shfrytëzuar nga ana e konsumatorëve në veri të vendit, kjo kosto u pagua nga konsumatorët tjerë në Kosovë, të cilët janë pagues të rregullt të energjisë elektrike.
Ndërkaq Zyra e Rregullatorit, nga viti 2017 muaji dhjetor, ka hequr koston e furnizimit të veriut nga faturat e energjisë elektrike.
Kurse në dhjetor të vitit 2020 KOSTT ka blerë energji për mbulimin e humbjeve për furnizimin e veriut me energji elektrike, ku për këtë qëllim nga Qeveria e Kosovës janë ndarë 10 milionë euro të cilat janë paraparë të jenë të mjaftueshme për t’i mbuluar kostot deri në mesin e muajit prill të vitit të kaluar 2021.
Deri tani Qeveria ka ndarë në dy raste mjete për energjinë elektrike në veri të Kosovës, një herë 1 milionë dhe pastaj 10 milionë euro.
Kostoja totale e humbjeve nga energjia elektrike e shfrytëzuar por jo e paguar nga serbët në veri të Kosovës, për vitin 2021 ka qenë 41 milionë euro nga të cilat 33 milionë euro janë paguar nga buxheti i KOSTT-it.
Mbulimi i humbjeve nga furnizimi me energji elektrike për pjesën veriore të Kosovës, do të zgjasë deri të arrihet një zgjidhje afatgjate të situatës në veri.
Kurse sa i përket raportimeve lidhur se një kompani serbe do të regjistrohet për faturimin e rrymës në veri të Kosovës, KOSTT bëri të ditur se kjo kompani ka aplikuar për licensim në ZRrE.
Gazeta Enigma ka provuar të kontaktojë me Zyrën e Rregullatorit të Energjisë lidhur me këtë çështje por që nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.
Komentimi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sa i përket kësaj çështje nuk mungoi.
Pasi presidenti serb Aleksadër Vuçiq, kishte deklaruar se Serbia do t’i ofronte Kosovës energji elektrike në këmbim të linjitit, kryeministri Kurti nuk u kursye dhe u shpreh se Vuçiq prej idesë së shkëmbimit të territoreve, tash po e dëshiron qymyrin e Kosovës.
Kursa para një jave Kurti kishe deklraruar se qeveria të cilin ai e udhëheq është pran arritjes së një marrëveshjeje për faturimin e energjisë në veri të vendit.
Ai tha se faturimi i energjisë elektrike në veri të vendit nuk ka alternativë dhe sipas tij, çdo cent i dhënë për rrymën në veri do të regjistrohet si broxh.
“Ne e kemi trashëguar një gjendje të rëndë ku s’ka pasur faturim të energjisë në veri. Nuk ka alternativë faturimi dhe çdo cent i dhënë për veri do të regjistrohet si borxh, ne nuk jemi duke falur para. Por jemi duke e shpëtuar situatën ku në njërën anë është aspekti humanitar që ne nuk dëshirojmë që një rajon të tërë ta shkëpusim nga rrejti energjetik dhe së dyti nuk dëshirojmë të krijojmë pretekste që rrejti energjetik i fqinjit tonë verior që s’na njeh, e s’i pranon krimet në Kosovë, të zgjerohet në Kosovë në emër të humanitetit të tyre”, është shprehur Kurti.
Kurti tha se marrëveshja për faturimin është e domosdoshme, por sipas tij, një gjë është e qartë se pafundësisht nuk mund të vazhdohet me subvencionimin e energjisë në atë pjesë të vendit. / GazetaEnigma