Sot për herën e tetë me radhë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të tentohet sërish konstituimi i Kuvendit, raporton Gazeta Enigma.
Kandidatja për kryeparlamentare nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tashmë gjashtë herë ka dështuar të zgjidhet në krye të këtij institucioni.
Ndonëse partitë nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e tyre betonike, as sot Haxhiu s’pritet të zgjidhet në këtë pozitë.
E propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiut, herën e gjashtë i mori 56 vota, nga të paktën 61 vota të nevojshme për t’u zgjedhur. Kundër votuan 41 deputetë, ndërsa tre abstenuan.
Në prag të seancës së sotme, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ftoi në një takim konsultativ dy partitë më të mëdha: Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). PDK-ja e pranoi ftesën, por jo dhe LDK-ja.
Seanca e sotme, pritet të mbahet në ora 10:00. / Gazeta Enigma.