Edhe gjatë ditës së sotme do të vazhdoj procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, i njohur tashmë si rasti “Thaçi dhe të tjerët” në Gjykatën Speciale, raporton Gazeta Enigma
Seanca pritet të filloj nga ora 09:00, raporton Gazeta Enigma
Gjatë kësaj jave ish kryetari i Kuvendit të Kosovës ka folur për herë të parë në Gjykatën Speciale, ku ka theksuar se duhet gjykim i drejtë dhe i lirë.
Kujtojmë se Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.
Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /Gazeta Enigma