Vazhdon numërimi i votave, Edi Rama kryeson bindshëm në Shqipëri

Vazhdon numërimi i votave, Edi Rama kryeson bindshëm në Shqipëri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka vazhduar edhe të hënën me publikimin e rezultateve të zgjedhjeve të djeshme, raporton Gazeta Enigma.

Teksa janë numëruar mbi 1 mijë e 400 qendra të votimit, Partia Socialiste e Edi Ramës kryeson bindshëm me 52%.

Kurse, PD-ja e Sali Berishës ka 37%.

3.47% ka koalicioni Shqipëria Bëhet me Adriatik Lapajn, kurse 2.64% ka Agron Shehaj me partinë Mundësia.

Me rezultatet aktuale, nëse trendi vazhdon, del se fitues absolut edhe në këto zgjedhje është Edi Rama. Megjithatë, mbetet të shihen votat nga diaspora, dhe numri i mandateve se si do të ndahen

Related Articles