Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Do të vazhdoj edhe sot procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Gjatë ditës, në Hagë, do të vazhdojë dëshminë dëshmitari i radhës i Zyrës së Prokurorit të Specializuar. 

Prokuroja Silvia D’Ascoli ka njoftuar për dëshmitarët që planifikohet që të japin dëshmi gjatë kësaj jave. 

Sipas saj dëshmitari i parë sot, do të  jetë W04485 derisa tre të tjerë do të dëshmojnë me video-lidhje. 

Pas këtyre pritet të jetë dëshmitari W04295 dhe dëshmitari W04759. /Gazeta Enigma

Related Articles