Kuvendi i Kosovës do t’i vazhdojë punimet këtë të premte në orën 10:00 me 32 pikat e mbetura.
Seanca plenare e të enjtes nisi me zëvendësimin e dy deputetëve nga radhët e PDK-së, me deputetët e rinj Rashit Qalaj dhe Isak Shabani, të cilët bënë betimin.
Më pas, propozimit të PDK-së, me 80 vota për, deputeti Enver Hoxhaj u zgjodh nënkryetar i Kuvendit./Gazeta Enigma/