Vazhdon të jetë ende aktiv zjarri në Shtupeq të Rugovës

Vazhdon të jetë ende aktiv zjarri në Shtupeq të Rugovës

Policia e Kosovës, Drejtoria në Pejë, në një prononcim për Gazetën “Enigma”, kanë bërë të ditur se zjarri në fshatin Shtupeq i Madh të Rugovës, është ende aktiv.

“Nuk mund të themi që ka kontrollë të plotë në këtë zonë, për shkak të përhapjës së madhe të zjarreve. Katër deri në pesë familje janë evakuuar nga shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut që u kanosej”, thuhet në përgjigjjen e policisë për Gazetën Enigma“.

“Nga data 30. Korrik 2021 e deri me sot, jemi dëshmitarë te shumë zjarreve qe kanë përfshirë komunat ne rajonin e Pejës e sidomos në parkun nacional në fshatin Shtupeq i Madh – Rugovë. Gjatë kësaj periudhe PK-së së bashku me partneret: FSK, Agjensioni i Emergjencave, Zjarrfikësit, Agjensioni për menaxhimin e parkut nacional, Kuvendet Komunale, Dogana po angazhohen ne vazhdimësi ne mënyrë qe zjarret te vihen nen kontroll dhe të shuhen tërësisht. Deri sa ne Komunat tjera situatën e kemi nen kontroll, zjarri ne fshatin Shtupeq i Madh ende nuk është venë nën kontroll të plotë. Dje në orët e pas ditës pas rrezikut qe u kanosej disa shtëpive të fshatit nga zjarri, banoret janë evakuar nga to me qellim të vetëm ruajtjen e jetës se tyre. Të njëjtit ende nuk janë lejuar te kthehen ne shtëpitë e tyre, pasi qe rreziku ende nuk ka kaluar, andaj kërkojmë mirëkuptim nga ana e tyre”, ka njoftuar policia.

Për shkak të temperaturave të larta, tash e disa ditë gati e gjithë Kosova është kapluar nga zjarret. /Gazeta Enigma/

Related Articles