Vazhdon të këtë rënie, mbi 1 mijë raste aktive me COVID-19

Vazhdon të këtë rënie, mbi 1 mijë raste aktive me COVID-19

Rastet me COVID-19 në Kosovë po vazhdojnë të bien, pasi vetëm ditën e shtunë u shënuan 20 raste të reja, teksa u shëruan 197 pacientë, raporton Gazeta Enigma.

Ndërsa, viktima nuk pati gjatë 24 orëve të fundit.

“Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Janë shëruar 197 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.908. Në total numri i rasteve aktive është 1.334”, thuhet në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Po ashtu në njoftimin e MSh-së thuhet se mbi 78 mijë qytetarë tashmë janë vaksinuar kundër COVID-19.

Vetëm gjatë ditës së shtunë u vaksinuan rreth 3 mijë qytetarë./Gazeta Enigma/

Related Articles