Vdekja e 27 vjeçarit, Presidenca: Të hetohet secili zyrtar që mund ta ketë shkelur ligjin dhe të vihen para drejtësisë pa asnjë vonesë

Vdekja e 27 vjeçarit, Presidenca: Të hetohet secili zyrtar që mund ta ketë shkelur ligjin dhe të vihen para drejtësisë pa asnjë vonesë

Për rastin tragjik të vdekjes së 27 vjeçarit në Lipjan, ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidenca përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar hetim urgjent ndaj secilit zyrtar që ka marrë pjesë në këtë rast, njofton Gazeta Enigma.

“Reagim i Presidentes Osmani

Ngjarja e rëndë dhe tronditëse e vdekjes së një të riu 27-vjeçar, rreth së cilës ekzistojnë dyshime serioze se ka ndodhur gjatë ndërhyrjes së policisë, kërkon urgjentisht transparencë të plotë, përgjegjësi institucionale dhe drejtësi të pakompromis. Të gjitha rrethanat e këtij rasti duhet të hetohen menjëherë, në mënyrë të pavarur dhe profesionale dhe secili zyrtar që mund të ketë shkelur ligjin apo tejkaluar kompetencat duhet të vihet përpara drejtësisë pa asnjë vonesë. Askush nuk është mbi ligjin”, shkruan në reagimin e Presidencës./GazetaEnigma/

Related Articles