Vuçiq: T’u japim përgjigjen e duhur shqiptarëve

Vuçiq: T’u japim përgjigjen e duhur shqiptarëve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të shtunën se beson në unitetin serb në Kosovë dhe se serbët do të jenë në gjendje t’u përgjigjen në mënyrë të drejtë “përpjekjeve të shqiptarëve për t’u grindur me serbët para zgjedhjeve lokale”.

“Ata (shqiptarët) po punojnë në krijimin e shumë listave serbe dhe blerjen e serbëve, veçanërisht në komunat e Novobërdes, Klokotit, Graçanicës, sepse e dinë që do të jetë e vështirë në Zveçan, Mitrovicë, Leposaviq dhe Zubin Potok,” deklaroi Vuçiq, raporton Tanjug.

Ai vuri në dukje se “kjo është politika e tyre, veçanërisht në një kohë kur ata mendojnë se është çështje e tyre e brendshme dhe se Serbia nuk ka asnjë lidhje me të”.

“Unë besoj në forcën serbe, unitetin serb në Kosovë dhe Metohi, dhe besoj se serbët do të përgjigjen në mënyrën e duhur edhe këtë herë, për t’u thënë atyre se çfarë mendojnë për këtë dhe në cilin vend jetojnë”, tha Vuçiq.

Ndërsa, i pyetur në lidhje me ndërtimin e rrugës kryesore Jarinje–Mitrovicë, tha se Qeveria e Kosovës është duke i penguar.

Ai para mediave serbe pohoi se “kjo do të ishte një rrugë moderne”.

“Qeveria e Prishtinës nuk po na lejon shtrimin e super-rrugës nga Jarinje në Mitrovicë. Kjo do të ishte vërtetë një rrugë moderne ku ata nuk do të harxhonin asnjë para”.

Related Articles