Ka vdekur 24-vjeçari që u plagos sonte në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Emergjencën e QKUK-së, Naser Syla.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45.
Hetuesit policorë kanë nisur një hetim për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.