Ka vdekur afaristi nga Gjilani, Mustafë Shala, i cili ishte pronari i kompanisë së ujit Dea dhe Hotelit “Kristal”.
Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga familjarët e tij.
“Të dashur familjar,miq dhe shok ju njoftoj se para pak çasteve me datë 30.08.2024 ndrroi jetë babi ynë, gjyshi ynë, vellau ynë, axha ynë dhe udhërrëfysi jonë i kahershëm Mustafë Shala”, thuhet në njoftim.
“Pas shumë sfidave dhe maratonave jetësore, i njejti la pas vetes nje histori te mbushur me humanizëm, krijimtari e dituri. Dheu qoftë i lehtë mbi ty, pusho i qetë udhërrefyes se mbrapa vetes ke lënë një ushtri te tërë e amanetin tënd do e dergojmë deri ne fund”, është thënë tutje në një postim në Facebook.
I ndjeri do të varroset të nesërmen, më 31 gusht, nga ora 13:00, tek varrezat e qytetit te Gjilanit. /Gazeta Enigma