Vdes e reja nga Vushtrria, u godit nga vetura pak minuta pasi nënshkroi kontratën për punë

Vdes e reja nga Vushtrria, u godit nga vetura pak minuta pasi nënshkroi kontratën për punë

U raportua sot për vdekjen e një 22-vjeçareje, e cila po trajtohej në QKUK pasi ishte aksidentuar javën e kaluar, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Vajza po trajtohej në repartin intesiv që nga 22 dhjetori, teksa sot spitali njoftoi Policinë për vdekjen e saj.

Familjarët kanë treguar se ajo ishte në gjendje kome prej 22 dhjetorit, pasi që ishte goditur nga një veturë në Çagllavicë.

Ajo është aksidentuar pasi ka nënshkruar kontratën e punës në Teb Bank.

Ky lajm i hidhur ka pikëlluar familjen Behrami nga Vushtrria, të cilët njoftuan për vdekjen e Florentinës në rrjetet sociale.

Related Articles