Një grua ka humbur jetën pas një aksidenti që ka ndodhur dje në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Kjo u bë e ditur nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, duke njoftuar se ajo është aksidentuar duke e goditur shtyllën e urës që ndodhet në autostradë.
“Është raportuar se një femër kosovare me veturën e saj është aksidentuar dhe ka goditur shtyllën e urës e cila ndodhet në autostradë“, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ajo ishte dërguar në QKUK për trajtim mjekësor mirëpo pas lëndimeve të marra ka ndërruar jetë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për autopsi. /Gazeta Enigma/.