Vdes ish asamblistja e PDK-së në Gjilan, dyshohet se u vetëvra

Sot ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Gjilan, ku dyshohet se një femër i dha fund jetës së saj duke rënë nga kati i pestë i banesës, raporton Gazeta “Enigma”.

Siç mëson ‘Enigma”, bëhet fjalë për Arzie Nuhiun, ish-asambliste e PDK-së në Gjilan.

Vdekjen e Nuhiut e ka konfirmuar për Gazetën “Enigma”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Njoftimi i plotë:

Vdekje e dyshimtë:


Sot me 21 korrik 21 rreth orës 03:50 të mëngjesit, Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar  informatën se në rrugën “Raif Halimi”, në pjesën e pasme të njërës nga ndërtesat në këtë rrugë është vërejtur një trup i personit të gjinisë femërore. Njësitet policore nga stacioni policor i Gjilanit me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Më pas nga familjarët është identifikuar se bëhet fjalë për A. N. (1977) femër shtetase e Kosovës, që ishte duke banuar në katin e pestë të ndërtesës në këtë rrugë.

Dyshimet fillestare janë se e njëjta ka rënë nga ballkoni i banesës së saj ku ishte duke jetuar. Në  vendngjarje ka prezantuar shërbimi Emergjent (ndihma e parë) ku nga mjeku kujdestar i kësaj njësie është  konstatuar vdekja. Në  vendngjarje ka prezantuar prokurori i shtetit për “Krime të Rënda”, njësitet  e  hetimeve dhe forenzikës rajonale . Prokurorin i shtetit ka urdhëruar që trupi  i pa  jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore – Prishtinë. Rrethanat dhe motivet se si ka ndodhë ky rast i rëndë ende nuk dihen. Rasti për momentin është cilsuar si “Vdekje e dyshjmt” dhe hetimet e mëtejme janë duke i udhëheq Policia e Kosovës njësitet e hetimeve Rajonale në kordinim me Prokurorin e shtetit.

Viktima ishte rreth moshës 44-vjeçare./Gazeta Enigma.

Related Articles