Ka vdekur Rexhail Qerimi, i dënuar me burgim të përjetshëm në rastin “Alfa”.
Alsat raporton se rrethanat e vdekjes nuk dihen ende, por sipas burimeve jozyrtare, Qerimi ka vdekur si pasojë e një sulmi në tru.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe vëllai i Rexhailit, Jetulla Qerimi. Informacioni është konfirmuar edhe nga shokët e qelisë së burgut.
Trupi i pajetë i Qerimit është tërhequr mbrëmë nga morgu.
Familjarët kanë deklaruar për Alsat thonë se varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e premte për shkak se presin ardhjen e familjarëve nga kurbeti.
Ish pjesëtari i UÇK-së, Rexhail Qerimi, ishte dënuar me burgim të përjetshëm për rastin “Alfa”në vitin 2010. / Gazeta Enigma.