Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur, të shtunën rreth orës 20:30, në fshatin Jabllanicë e Vogël të Pejës.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, viktima ishte goditur nga një veturë, me ç ‘rast kishte pësuar lëndime të rënda trupore.
Viktima si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Pejës. Ndërkaq drejtuesi i automjetit është arrestuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën kishte shkaktuar aksident duke e goditë këmbësorin, viktimën mashkull kosovar i cili kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal Pejë, por si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë. Edhe i dyshuari ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.